Mire se erdhet ne websiten time. 
VIKTOR CANOSINAJ
BIO-BIBLIOGRAFI

Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, qyteti më i afërtme ishullin e Sazanit, ku banonte familja e tij. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.

Aktiviteti letrar

Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur “Katër yje në qytet”, i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër.
Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBBY-it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF-i, Lëvizja “Mjaft” dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller.
Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit “ Nga Liza te Harri Poteri”, studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin “Don Kishoti i Mançës”.

BIO-BIBLIOGRAPHY

Viktor Canosinaj is born in 1960 in Vlora city close to the Sazani island where his family
lived at that time. His father was serving there from 1953 at a naval military base. In 1965 the author’s family moved to Durrës the main port of Albania and the second biggest city where the author spent his childhood and part of his adulthood. After universitary studies for Albanian language and literature in 1984 Viktor Canosinaj worked as a teacher in the grammar school of Shupenza, Dibra district until 1990 with a one year interruption period to follow post-universitary studies in literary critics. During 1990-2000 he worked as a journalist and news editor, most of the time at the Albanian News Service, a state-run agency. Currently he is working at the Albanian Parliament as editor.

Literary activity

Viktor Canosinaj started his literary activity in the ’70 writing short stories and poetry. Hisfirst book for children was published in 1981. In 1984 was published a historical novel for children, followed in 1989 from the first novel for adults Four stars in the city, a book that won a national prize and sold in 8000 copies in a short time.
After the collapse of communist regime Viktor Canosinaj is back again in literary activity writing novels for children and young adults. He also published novels for adults. In a short period of time he published more than 15 books for children and young adults becoming an outstanding writer for the ages from 9-19. He is nowadays one of the most popular writers in Albania.
In 1996 he won the National Prize of the Ministry of Culture for his novel for children The son of the Wind. In 2002 won the same prize with the novel The monsters of the Mimosas Street. His novel Meriyll is included at the IBBY Honor List 2002. In 2006 after a vast surve carried by UNICEF, MJAT Movement and Albanian Association of Publishers Viktor Canosinaj was declared the best writer for children and young adults. He continuous to keep this position and some of his novels run in the book market as bestsellers.
Viktor Canosinaj is also author of three books with tales and short stories and a study on children’s literature entitled From Alice to Harry Potter. He has prepeared an abridged version for children and young adults of the famous novel Don Quixote.
He has also translated literature for children and adults from Italian and English.
Double click here to edit this text.


E mail: vikcan2001@yahoo.co.uk