Mire se erdhet ne websiten time. 
Viktorcanosinaj 

Pianistja belge”

- U botua në vitin 2008. Ky roman trajton fatin e grave të huaja që u martuan dhe jetuan në Shqipëri gjatë shekullit XX duke kaluar në shumë raste periudha tragjike, burgje e persekutime. Në qendër të romanit është një grua belge që martohet me një avokat
shqiptar në vitin 1943 dhe fati i jetës së saj ndiqet deri në vitin 1991. Është gjithashtu
një roman kushtuar viktimave të idealizmit në çdo kohë dhe sistem.

“The Belgian pianist”

– Published in 2008. This novel is dedicated to foreign women who married Albanian
men and lived in Albania during XX century often in harsh conditions, suffering persecution, deportation in remote places and imprisonment. The novel describes the fate of a young Belgian girl who married and Albanian lawyer in 1943 and come to live in his country spending the great part of her life under the dictatorship. The novel is dedicated to all victims of idealism.



“Biri i Erës”

(Për moshën 10-14 vjeç)

- Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit. Romani shtjellon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, për punë dhe për luftë. Kali njeh mizoritë njerëzore, sidomos ato të luftës. Ëndrra e madhe e lirisë e çon kalin me emrin Biri i Erës drejt arratisë bashkë me shokët e një cirku shetitës, ku ai punonte prej disa vjetësh. Më në fund ata shpëtojnë nga zgjedha e njerëzve.

“The son of the Wind”

(a fantasyand adventure novel for the age 10-14)

- Was published in 1996 and won the Prize of the Ministry of Culture for the year 1996. The novel is warmly received by the readers and it is considered one of the best books of the author. A wild horse grown up in liberty up in the mountains fell one day in the hands of the men and for a long time is constrained to do hard works in the fields and to take part in the war. The horse called Son of the Wind is sold many times from one proprietor to another and finished in a circus. The circus proprietor, a harsh man, maltreated Son of the Wind and his friends and one day they decided to escape toward the freedom.



“Ata kërkonin lumturinë”

(Për moshën 10-14 vjeç)

- Roman i llojit të problemeve shoqërore, i gërshetuar me aventurë. U botua në vitin 1997 dhe pati një sukses të menjëhershëm. Ai ka njohur disa ribotime nëpër vite dhe mbetet një nga romanet më të lexuar të autorit Viktor Canosinaj. Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. Miqësia e ngushtë me njëri-tjetrin bën që ata të mbeten të bashkuar dhe në fund të vendosin për t’u kthyer përsëri në shtëpi.

“Seeking happiness”

(a social problem-oriented and adventure novel for the age 10-14)

- Was published in 1997 and becave a bestseller within a short time. It is reprinted many times and remains one of the most popular novel of the author. A group of Albanian children bored from the life in their country decide to seek happiness abroad, in the West and escape from home. Hiding nder an Italian military vehicle they embarked in a ferry-boat and arrived in Italy where experience many sufferings and adventures to understand in the end of their odyssey that there is no happiness waiting for them. They decided to come back home, except one of them, Spartak.



“Në rrugë”

(Për moshën 10-14 vjeç)

- U botua në vitin 1998. Është një lloj vazhdimi i romanit “Ata kërkonin lumturinë” dhe trajton pak a shumë të njëjtat probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit “Ata kërkonin lumturinë” shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.

“On the way”

(a social problem-orientednovel for the age 10-14)

- Was publishedin 1999 and in some way is a continuation of the Seeking happiness. Spartak one of the main characters of the novel Seeking happiness decides to find his mother who is living in Greece after a forced marriage with an unknown person who results a criminal and drug-dealer. After a long and dangerous odyssey through the cities of the Greece Spartak reach the place where his mother is staying like a prisoner.



“Lamtumirë guacka ime”

(Përmoshën 10-13 vjeç)

– Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë dhe fantazi. Trajton probleme familjare të familjes shqiptare në vitet ’90 dhe krizës që ajo kalon. Dy fëmijë, motër e vëlla, bëjnë çmos t’i mbajnë të bashkuar prindërit e tyre, që po shkojnë drejt ndarjes. Në ndihmë ju vjen një vajzë jetime e shndërruar prej vitesh në guackë, e cila merr pjesë gjallërisht në ngjarjet e librit dhe bëhet shpëtimtare për familjen e fëmijëve. Në fund të librit
edhe ajo vetë shndërrohet përsëri në njeri dhe birësohet nga një çift pa fëmijë.

“A farewell to my shell”

(a social problem-oriented novel and fantasy for the age 9-12)

- Two children, brother and sister, become testimonies of e difficult situation in their family while their parents are at the brink of divorce. The children decide to keep tight their family and to not allow their parents to be divorced. In this noble mission they get help from a girl transformed in a shell living in the seashore. They take the shell in their home and after this many things change.



“Ikja e pëllumbave”

(Për moshën10-14 vjeç)

– Roman i llojit të problemeve shoqërore. U botua më 1999 dhe trajton ngjarjet e vitit 1997, kur në Shqipëri ra shteti për shkak të trazirave të firmave piramidale dhe pas grabitjes së armëve nëpër depot e ushtrisë, ndodhën shumë ngjarje të dhimbshme. Pati shumë të plagosur dhe viktima, mes tyre edhe fëmijë. Në libër pasqyrohet përjetimi që u bëjnë fëmijët atyre ngjarjeve.

“Migration of the pigeons”

(a social problem-oriented novel for the age 10- 14)

- Was published in 1999. During the 1997 collapse of the pyramid schemes and the turmoil that followed the situation in Albania went out of control and people started looting the military arm stores. Weapons of all sorts ended also in the hands of children. Many of them died or wounded and remained crippled. A group of children in Tirana is also victim of violence and irresponsibility of the grown-ups.

Double click here to edit this text.